Xhemi Shehun prej vitesh e shohim bjonde, por sot moderatorja ka vendosur të bëjë një ndryshim që gjithashtu i shkon shumë.
Xhemi i ka lyer flokët ngjyrë portokalli dhe pamjen e re e ka treguar me postimet e fundit në Instagram.
Moderatorja ka marrë komplimenta të shumta dhe duhet thënë se Xhemi ngjan bukur si bjonde, si me flokë portokalli, por edhe brune si dikur.
Kujtojmë që Xhemi është shkëputur aktualisht nga ekrani.