Bashkëshortja e të ndjerit Arjan Sala, i cili u shpall dëshmor i kombit sepse shpëtoi jetën e të tjerëve dhe mbeti i bllokuar në mes të fla këve, ka dalë para kamerave me certifikatën në dorë.
Teksa mbante shtrënguar pas vetes certifikatën, ajo tha: “Është hero”. Certifikatën e mori nga kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi familjen e të ndjerit gjatë ditës së sotme dhe u takua me babain, nënën, bashkëshorten dhe të afërm të tjerë.
Sala la pas një fëmijë të vogël. Në përpjekje për të shpëtuar punonjësit e tjerë nga flakët që përfshinë magazinën e një qendre tregtare, Sala mbeti i bllokuar dhe doli i pajetë pas disa ditësh.
Ndërsa xhaxhai i të ndjerit doli në një prononcim për mediat duke thënë: “Sapo na ka bërë një vizitë kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe i ka dorëzuar familjes të të ndjerit Arjan Sala certifikatën “Dës hmor i Kombit”, të cilën ja ka dorëzuar babait, por në pamundësi që ai të flasë, është vëllai i Arjanit, Edmondi që do jua paraqisë.”