Kanë kaluar më shumë se 18 orë që kur një magazinë pranë mbikalimit të Kasharit, në qendrën tregtare “Casa Italia” u përfshi nga fl akët.
Që prej orës 3 të ditës së djeshme, magazina u përfshi nga fl akët dhe roja i si gurisë, Arjan Sala ka mbetur brenda dhe nuk ka asnjë informacion prej tij.
Babai i tij vijon të jetë në ambientet e jashte të qendrës tregtare në pritje të një lajmi nga djali i tij i cili nuk është gjetur ende.
Ai tregoi për mediat se telefonatën e fundit me të birin e kishte ditën e djeshme, ku ai sapo kishte marrë turnin e punës.
Ai ka bërë apel që shteti dhe të gjitha instancat e tjera të larta të ndërhyjnë sa më shpejt të jetë e mundur pasi djali i tij u fut brenda në magazinë për të shpëtuar të tjerët.
Më tha: Mirë të gjetsha në darkë! Dua drejtësi, drejtësi për çunin.