Angela Merkel ka përmbysur planet për mbylljen e Gjermanisë gjatë Pashkëve.
Ky vendim ka ardhur pas kritikave dhe reagime të gjera popullore.
Në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë, kancelarja gjermane tha se plani për një bllokim gjatë Pashkëve kishte qenë gabimi i saj personal, “dhe gabimet duhet të quhen si të tilla”.
Merkel u shpreh e pen duar që propozimi i saj kishte shkaktuar pasiguri dhe kërkoi falje publike.
Pas një takimi të ashpër midis kancelarit dhe krerëve të 16 shteteve federale të Gjermanisë të hënën, Merkel njoftoi një zgjatje të bllokimit të pjesshëm dhe masave anti-Covid deri më 18 prill, si dhe një shtrëngim të kufizimeve nga 1-5 prill i projektuar për të “thyer rritjen eksponenciale të valës së tretë ”.