Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur së fundmi në Itali, ku një 64-vjeçar kishte vendosur kamera të fshehura në dhomat dhe banjën e qiramarrësve të tij të rinj. Historia daton në Mars të vitit 2020 në Milano, kur një burrë 64-vjeçar u padit për shkelje të privatësisë së disa vajzave.
Burri dyshohet se ka filmuar vajzat në intimitet në disa raste, ndërsa dy qiramarrës të tjerë, në Mars 2019, kishin arritur rastësisht të zbulonin ekzistencën e atyre kamerave dhe t’i raportonin ato.
Sipas mediave italiane gjithçka filloi kur njëra nga vajzat që jetonte me qira në apartamentin në Viale Fulvio Testi, filloi të shikonte përreth ndërsa ishte në banjë dhe zbuloi ekzistencën e një mikro kamere e fshehur, e instaluar pas një kutie e pozicionuar në pjesën e mobiljeve pranë pasqyrës.
Vajza deklaroi se ajo kishte kontrolluar edhe në dhomën e saj të gjumit, dhe kishte zbuluar gjithashtu një mikro kamer të fshehur mbi veshjet, midis dy kutive, e cila fokusonte krevatin. Në atë moment, hetuesit morën në pyetje pronarin, duke konstatuar përgjegjësinë e tij: burri pastaj përfundoi në gjyq për akuzat e shkeljes së privatësisë. Mësohet se 64-vjeçari është dënuar me 1 vit e 4 muaj, me dënim me kusht, për “ndërhyrje të paligjshme në jetën private”.