Kjo fundjavë duket se është rikthyer dimri pas disa javëve me diell. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se një situatë e tillë do ta shoqërojë vendin tonë deri të hënën dhe më pas, reshjet e shiut dhe dëborës do të pushojnë.
Megjithatë, gjatës së ardhme, temperaturat do të jenë të ulëta.
Parashikimi:
Ditë dimri po përjeton vendi me reshje shiu dhe dëbore si për të na treguar që duhet të qëndrojmë në vatrën e ngrohtë familjare. Situata do të mbetet e njëjtë deri mesditën e së hënës ku do të ketë reshje shiu dhe dëbore deri në kuotat kodrinore.
Gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat deri mesatare. Mjegulla e mjegullina në lugina do të jetë prezente gjatë orëve të mëngjesit dhe pas perëndimit të diellit.
Temperaturat do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit si më poshtë vijon, duke sjellë ngrica në të gjitha zonat malore më së shumti në zonat e mbuluara me dëborë.
Era deri në mes javë përgjithësisht do të jetë e vrullshme në bregdet dhe zonat luginore nga kuadrati i veriut. Më tej e lehtë e lokalisht mesatare.
Pas këtyre ditëve dimërore pranvera pritet të zërë vendin që i takon.
Ju ftojmë të na ndiqni në postimet e ardhshme!