Aktori i humorit, Bes Kallaku ishte i ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.
Ai tregoi se kush është një ndër krítikët e tij më të mëdhenj.
Besi tregoi se këtë rol e luante gjyshje, të cilën ai në humor e cilësoi si një “Andi Bushati” të dytë.
“Më tepër i kùshtoj vëmendje thùmbave, sesa ‘vdéktë nona për ty, na ke knaq’. Ija është një ‘Andi Bushat’ e imja në karrierën time. Është shumë e saktë, e thotë tròç.
“Kur sulmohesh dihet se je mirë, po bën diçka të mirë. Në këtë vend fatkéqësisht nuk duhet të bësh asgjë që njerëzit të mos merren me ty, dhe në moment që bën diçka të mirë, do fillojnë të gjejnë senet e veta.
Në jetën time, kam dy gjëra ose do punosh ose do shkarkosh, do merresh me tjetrin. Kam zgjedhur të paktën të bëj diçka çfarëdo qoftë: një film, showman, një këngë. Njeriu duhet të bëjë diçka çfarëdo qoftë dhe t’i lëmë të tjerët të flasin.“, tregoi ndër të tjera Bes Kallaku.