Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është një ndër artistët më të dashur për publikut shqiptar. Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një befasi që ka marrë nga ndjékësit e saj.
Në foto vihet re se disa prej fansave të saj kanë shkuar tek Kisha e Shna Ndout në Laç, si dhe kanë bërë një lutje për familjen e saj.
“Për Xhensilën, Besin dhe Ajkën. Zoti i ndihmoftë në çdo hap të jetës së tyre. Qofshin familja më e lumtur në botë”, kanë shkruar fansat e saj.
Siç vihet re Xhensila është prekur nga ky gjest dhe ka shkruar:
“Më përlotët. Jeni bekim për mua, faleminderit, ju dua fort”.
Përsa i përket jetës personale të këngëtares, së fundmi është aluduar në rrjet për një shtatëzani të mundshme të saj.
Këto aludime erdhën pasi blogerja e njohur Vjosa publikoi një foto në Instagram ku dha lajmin e ëmbël që po pret një bebush. Në këtë postim vihet re urimi që Xhensila i ka bërë mikeshës së saj dhe përgjigja e blogeres nxíti këto dyshime në rrjet.
“Urime edhe ty”, i shkruan blogerja, duke zbùluar kështu shtatzëninë e këngëtares.
Xhensila është mjaft aktive në palestër, gjë që na e dëshmon herë pas herë nëpërmjet postimeve të saj. Së fundmi ajo ka publikuar një video-mesazh që firma sportive “Nike” u dedíkon të gjitha nënave që ushtròjnë aktivitet fizik edhe pse janë në një pritje të ëmbël, dhe mùnd të themi se kjo video na i shtòi dhe më shumë dyshímet.