Teksa po prezantonte planin e veprimit në Selinë e PS, Rama deklaroi se populli do ta mbështesë sërish për të fituar një mandat ët tretë.
Ai ka deklaruar se PS është krijuar për të bërë punë të vështira dhe këtyre të fundit nuk u kanë bërë bisht kurrë.
“Ne jemi krijuar për të bërë gjëra të vështira. Duam mandatin e 3-të, populli gati t’na mbështesë.
Jo vetëm që nuk i kemi bërë bisht gjërave të vështira në 7 vjet e kusur në drejtimin e vendit, po punët e vështira kanë qenë gjëja më e mirë që kemi bërë.
Shqipëria duhet të ishte ndryshe, vizioni e la vite mbrapa. Reformat do ta çojnë Shqipërinë në një tjetër nivel. Ne në plan veprimit kemi atë që do të bëjmë nesër,”-deklaroi Rama ndër të tjera.