Vangjel Heba ka lindur më 11 Mars të vitit 1933 në qytetin e Durrësit. Fillimet e tij artistike i gjejmë që gjatë Liceut Artistik të Durësit në vitin 1950,kur ai ishte në vitin e tretë të Liceut, në interpretimin e dramës ruse “Nën gështenjat e Pragës”. Pritja e ngrohtë nga publiku bën që ai të vazhdojë në rrugën e artit.
Kështu gjatë kohës së shërbimit të detyrueshëm ush tarak të nisur në dhjetor të vitit 1952 në Ansamblin e Ush trisë, së bashku me aktorë të tjerë të njohur si Avni Resuli, Esat Oktrova, Piro Mani do të themelojë Teatrin e Ush trisë.
Ai do të jetë gjithashtu edhe një nga themeluesit e Teatrit “Aleksandër Mojsiu” të qytetit të Durrësit në 11 Janar të vitit 1952 duke interpretuar rolin e Petritit në dramën e parë të vënë në skenë nga ky Teatër , “Familja e Peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit).
Në vitin 1953 kthehet nga ushtria dhe fillon punën pranë këtij Teatri, ku ai së bashku me Artistin e Popullit, Nikolin Xhoja, do të bëhej një nga shtyllat e këtij Teatri