Personazhet e njohur i shndërruan rrjetet sociale në një platformë për të shpërndarë mesazhe urimi për gratë më të rëndësishme në jetën e tyre.
Edhe pse 8 marsi nuk konsiderohet si ditë fetse, shumë e kanë shfrýtëzuar si një ditë për të shprehur mirënjohje dhe për t’i dhuruar diçka vajzave e grave që njohin.
Ndërkohë disa vajza të showbizt përveçse kanë dhënë edhe kanë marrë mesazhe të veçanta urimi.
Ndër to ishin edhe Arbana Osmani dhe Bora Zemani, që morën dhuratat më të bukura nga të vegjlit e tyre, Jon dhe Arbor.
Të dy djemtë kishin përgatitur për mamatë nga një kartolinë urimi, shkruar me duart e tyre.
“E dashur mami, je e mrekullueshmë si pranvera. Gëzuar 8 marsin. Të dua shumë! Jon”, kishte shkruar i vogli në kartolinën e urimit për Arbanën.
Edhe Bora Zemani nuk arriti ta mbante vetëm për vete mesazhin e urimit që mori nga vogëlushi Arbor.
“Mami të uroj festën! Gëzuar 8 marsin! Unë të dua shumë! Unë të dua sa e tërë bota! Nga Arbori”, kishte shkruar ai.
Si nënat djemsh Arbana dhe Bora duhet të ndihen shumë të bekuara, që kanë rritur fëmijë të edukuar e që kuptojnë rëndësinë e kësaj dite dhe dashurisë ndaj nënës.
Për më tepër për Arbanën, pas disa vitesh lumturia do të jetë e shumëfishtë, sepse me siguri nuk do të mungojnë as mesazhet e urimit nga i vogli Diell që rritet dita-ditës.