Në puntatën e sotme në “Përputhen”, u hap sërish çështja mes Antonelës dhe Atdheut dhe puthjes së tyre jashtë emisionit që u zbulua mbrëmjen e djeshme gjatë “Përputhen Prime”.
Antonela sot tha se ishte Atdheu ai që e puthi me zorrnë makinën e tij.
“Ai më puthi me zor, dhe unë i thashë për çfarë e bën këtë, dhe ai tha s’ma ha pika pikaa. Madje ai donte edhe më shumë por isha unë ajo që e refuzova,” tha Antonela.
Ndërkohë Atdheu e kundërshtoi menjëherë duke e quajtur aktore.
“O Atdhe zhgar ravina, mos gënje sepse e dimë shumë mirë të dy se çfarë ndodhi,” i tha Antonela.