Teksa po prezanton listën e deputetëve dhe ka prezantuar sloganin e PS për zgjedhjet e 25 Prillit, Rama ka deklaruar nga selia e PS-së se “Më të mirë se ata nuk ka”.
Ndër të tjera ai u shpreh se PS nuk është aty thjesht për të fituar zgjedhjet e pastaj “të shohin e të bëjnë”. Proces që realisht e ka zbatuar 2 mandate radhazi…
Pjesë nga fjalimi:
Nuk jemi as pa të meta, as nuk jemi pa gabime, as nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Sepse askush më mirë se ne nuk di të vetë-ndryshojë.