Gjatë vizitës që po zhvillon në Korçë, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar takime me disa qytetarë, jo vetëm në rrugë, por edhe në shtëpitë e tyre.
Kreu i shtetit kishte rezervuar një vizitë të veçantë, tek adashi i tij, korçari i njohur i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi. Pas vizitës së presidentit, Vrenozi i ka kushtuar edhe disa vargje.
Kjo është thjeshtësi,
S’di ta them më mirë,
Vlerë për një njeri,
Që zemrën ka të tillë.
Shkele këtë prag,
Për mua je fisnik,
Mirënjohjen e ke hak,
Një mik përmbi mik.
Në Prill fiton Shqipëria
Fitojn të gjithë Shqiptarët
Do marri fryme liria,
Ti hedhim poshtë të marrët
E kam për mbarësi
Që pragun e shtëpisë,
Ma shkeli një njeri
I pari i Shqipërisë