Moderatorja dhe biznesmenja shumë e dashur për publikun, Amarda Toska feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë, nuk kishte si të mungonte një urim romantik nga ana e bashkëshortit, Ermal Mamaqit.
Ermali ka publikuar një video pranë saj në rrjete sociale, krahas së cilës i ka dedikuar fjalët më të ndjera. Ai ka shkruar se Ami është i vetmi njeri të cilin e lejon t’i kontrollojë humorin, lumturinë dhe jetën.
“Njeriu i vetëm që i lejoj të më kontrollojë humorin, lumturinë, jetën…Gëzuar dashuri. Sa më shumë rritesh ti, aq më shumë kuptoj që do bëhem një plak mistrec, që do më fshehësh librat, purot dhe konjakun se do të duash të shohim filma bashkë…”, ka shkruar Ermali.