Në puntatën e sotme të “Përputhen” u zbulua se Riniani dhe Sara kanë shkëmbyer një puthje në buzë në prapaskenë. Sara tha se puthja ka ndodhur shkarazi por Riniani e mohoi. Ai tha se ka qenë konkurrentja ajo që e ka puthur.
Puthja e tyre nuk u prit aspak mirë nga Atdheu, i cili tha se do t’i drejtohet produksionit.
Riniani: Unë u ndërrova dhe dola, ishte Jasmina, Sara dhe një person tjetër që nuk e mbaj mend. Jasmina tha ne po ikim dhe më përshëndeti duke më puthur në faqe, edhe Sara tha po iku, më përshëndeti dhe në fraksion sekondi dha dhe një puthje në buzë. I thashë avash moj vajzë, këto gjëra bëji sipër. Ikën, e tregova ditën tjetër
Sara: Ishte shkarazi
Riniani: Erdhi, më përshëndeti dhe përveç faqeve…
Sara: Edhe të puthi pak…ça bëjnë njerëzit për show
Atdheu: Përsa i përket Atdheut e kuptoj, se mund të ketë pritur një mesazh për këtë që ka ndodhur
Riniani: Nuk ka qenë puthje padashje
Atdheu: O Rinian gabimi ka qenë te ti, se mbase unë e kam shkëputur me Sarën, ja më lind dëshira me dalë prapë me të. Mua më pengon kur puthet me dikë tjetër
Atdheu nxorri një bisedë mes Sarës dhe Rinianit dhe tha se do t’ia japë produksionit.