Me ndryshimin e motit rritjen e temperaturave dhe frekuentimin e ambienteve të hapura nga ana e njerzve, Pipero thotë se situata pritet të ndryshojë në mes të marsit.
“Deri nga gjysma e marsit numri do të jetë në këto nivele, edhe më i lartë, besoj unë”, thotë mjeku.
I pyetur nëse duhen ashpërsuar masat, Pipero ka vendosur të presë vlerësimin e komitetit teknik.
Ndërsa qytetarëve u bën thirrje të respektojnë masat në fuqi. “Përpara se të shkojmë të shtrë ngimi i masave, të respektojmë masat.
Doemos të vendosim maskën kur hipin në transportin publik, edhe në shkolla të respektohen masat e higjienës”.
Në këtë periudhë, spitalet janë të mbingarkuar për shkak të fluksit të lartë të shtrimeve.
Mjeku i spitalit inf ektiv tregon se nuk mungojnë as pacientët në moshë të re, mbi 23 vjeç, të cilët kalojnë forma të renda për shkak të ngarkesës së lartë të vi. rusit