Lodhja mund të mos jetë një çështje mjekësore, megjithatë ajo ka ndikim në jetën tonë.
Ajo ndikon negativisht në punë, familje dhe marrëdhëniet shoqërore.
Shkaqet e lodhjes mund të jenë psikologjike dhe fizike.
Lodhja për shkaqe fizike zakonisht nxitet nga prania e sëm. undjeve si anemia, diabeti apo tum. oret.
Lodhja për shkaqe psikologjike nxitet nga str. esi, mungesa e gjumit, ank thi, dep resioni.
Për fat të mirë lodhja mund të largohet falë disa ndryshimeve në stilin e jetesës.
Kurat Kundër Lodhjes.
Qumështi I Ngrohtë.
Një gotë me qumësht të ngrohtë gjatë ditës mund t’i japë freski trupit dhe trurit.
Gotën me qumësht mund ta pini edhe në mbrëmje për një gjumë të qetë.
Në të mund të shtoni edhe një majë luge me kanellë pluhur.
Kjo e fundit ndihmon edhe për të mbajtur nën kontroll tensionin e gja. kut dhe për të çliruar str. esin mendor.
Hurmat E Arabisë.
Duke ngrënë tre ose kater hurma Arabie të shoqëruara me qumësht të ngrohtë, do t’i jepni trupit energjinë e munguar.
Hurmat e Arabisë janë shumë të mira për të plotësuar nevojat e trupit për disa ushqyes.
Për më tepër ato janë ideale për të larguar dhi. mbjen.
Aktiviteti Fizik.
Ecja dhe ushtrimet janë të rekomandueshme për të trajtuar dhe larguar lodhjen dhe dr obitjen.
Nëpërmjet aktivitetit fizik sado të vogël, ju mund të riktheni energjinë e munguar.
Të dhënat tregojnë se 60% e njerëzve ndihen më energjikë pas stërvitjes ose aktivitetit fizik.
Trajtime Të Tjera Kundër Lodhjes.
Sipas të dhënave duhet të keni parasysh edhe rekomandimet e mëposhtme.
Hani Shëndetshëm
Studimet, kanë treguar se acidet yndyrore Omega-3 përmirësojnë funksionet e trurit, humorin dhe janë thelbësorë kundër plogështisë së mesditës.
Energjia Do Ushqim.
Nëse dëshironi të përmirësoni energjinë tuaj çdo ditë, zëvëndësoni proteinat shtazore me ato bimore.
Proteinat bimore janë të dobishme për bak. teret e mira në aparatin tretës dhe forcojnë imunitetin.
Ato kanë aftësinë të përmirësojnë humorin.
Agroweb.org do t’ju rrëfejë menunë e një dite ideale pa lodhje.
Mëngjesi.
Një lëng me fruta pylli.
Përzieni në mikser gjysmë gote me fruta pylli, avokado dhe dhe një gotë qumësht soje.
Ky lëng do t’ju plotësojë nevojën për fibër dhe proteina dhe do të mbajë nivelet e sheqerit në gj. ak të qëndrueshme deri në drekë.
Dreka rreth orës 12.00-13.00.
Supë me thjerëza dhe sallatë jeshile.
Thjerëzat dhe sallata jeshile janë një kombinim fantastik që ofron proteina, fibër, hekur, kalium, zink, folat dhe shumë të tjera.
Pasditja
Fruta dhe arrorë. Kjo dyshe fantastike përbën ekuilibrin e duhur të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave që do ju japin fuqi deri pasdite.
Darka së paku 2 orë para gjumit
Perime. Kombinoni pak fasule, sallatën jeshile, domatet, avokadon në një pite të hollë misri.