PD dhe LSI kanë firmosur sot marrëveshjen mes partive për zgjedhjet e 25 Prillit. Gjithçka filloi me ekzekutimin e himnit kombëtar dhe më pas me firmosjen.
PD dhe LSI do të kandidojë në zgjedhje me dy lista. Në deklaratat e tyre Kryemadhi dhe Basha kanë renditur pikat në lidhje me përballjen ndaj kryeministrit Edi Rama.
Marrëveshja përbehet nga 13 pika:
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, Me angazhimin solemn për të zgjidhur problemet kritike kushtetuese, institucionale, politike, ekonomike, sociale si dhe ato të shëndetit publik, me të cilat përballet vendi dhe që e kanë çuar situatën në Shqipëri në një udhëkryq tepër të rrezikshëm;
Mbështetur dhe në vijim të marrëveshjes së krijimit të Opozitës së Bashkuar, të datës 23/04/2019;
Në përgjigje të ndryshimeve arbitrare, antikushtetuese të Kodit Zgjedhor dhe të Kushtetutës së Shqipërisë të datës 30 Korrik, 2020;
Me synimin për t’i dhënë Shqipërisë një qeverisje të re, ‘nga njerëzit – për njerëzit’, e cila do t’i japë fund polarizimit të tejskajshëm, politik, ekonomik dhe social, që ka vendi, t’i kthejë atyre besimin për ndërtimin e Shqipërisë si gjithë Europa, duke krijuar mundësi për punësim të mirëpaguar, duke çliruar ekonominë dhe duke i ofruar çdo qytetari, të rinjve dhe grave, sipërmarrësve dhe pensionistëve, mundësi reale për mirëqenie dhe prosperitet.