Disa njerëz e kanë të pamundur që të flenë zbathur, ndaj preferojnë gjithmonë që të flenë me çorape, ashtu sikundër të tjerë ndihen sikur iu zihet fryma nëse flenë me to.
Nuk bëhet fjalë për një ves, por për një zgjedhje bazuar në natyrën e njeriut.
Kështu gjithë ata persona që flenë me çorape, janë shumë të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Kjo gjë mund të ketë lidhje me disa karakteristika të pamjes fizike, si lëkura, metabolizmi dhe trupi. Ata persona që kanë një metabolizëm më të shpejtë, e ndjejnë më shumë të nxehtin dhe dje. rsiten gjatë natës.
Ndërsa ata që kanë një metabolizëm të ngadaltë dhe një qarkullim të k. eq të gja.kut, e ndjejnë më shumë të ftohtin se sa personat e tjerë.
Përveç nevojës fizike, dëshira për të mbajtur çorape natën, është e lidhur me perceptimin për hapësirën dhe temperaturën. Dy persona me karakteristika fizike shumë të ngjashme, mund ta perceptojnë klimën në mënyra të ndryshme.
Kështu ata që flenë me çorape, përgjithësisht kërkojnë mbrojtje, pëlqejnë lidhjet e thella dhe shumë int. ime. Janë shumë të përkushtuar dhe pëlqejnë që ta ndajnë hapësirën e tyre personale.
Ndërkohë ata persona që flenë zbathur, kanë një qarkullim të mirë gja. ku dhe e ruajnë më mirë nxehtësinë trupore.
Gjithashtu sa i takon karakterit, janë persona të pavarur, të cilët nuk pëlqejnë ta ndajnë hapësirën personale. Në lidhjen në çift, priren që të marrin rol mbrojtës dhe dinë se si të kujdesen për njeriun e tyre të zemrës