Ditën e sotme u regjistrua një ngjarje e rën dë në zonën e Shkozës, ku një 25-vjeçar i identifikuar si Amearildo Basi ra në kontakt me rrymën elektrike, duke gjetur vd ekjen. I riu i cili ishte pjesë e komunitetit rom, po mblidhte hekura dhe skrap në momentin që ra në kontakt me telat e korentit. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe miku i tij, avokati Avokati Adriatik Lapaj i cili tregon se Amarildon e ka pasur shok, duke qenë se e ka ndihmuar për të ndërtuar një banesë për familjen e tij. Avokati shton se Amarildo ishte fukara, mblidhte hekura por jetonte me dinjitet.
Të Zotit jemi te ai do kthehemi.
Sot paska qenë ditë e tris htë për mua! Amarildo ishte shoku im. Popo shoku im. Ishte fukara, mblidhte hekura, jetonte me dinjitet. E njoha në rrethana të trishta. Bashkë ndërtuam një banesë për familjen e tij. Nga ajo ditë Amarildo kudo më shihte në Tiranë me triçiklin e tij me të cilin mblidhte hekura ndalonte e më përqafonte. E doja Amarildon. Duart e tij ishin me kallo, por dinjitoze. Sot e zuri korenti. V diq duke mbledhur bukë për 2 fëmijët e tij. Më pik ëlloi.
Zoti e pastë pranë vetes!