Një lopë e ‘edukuar’ në Anglinë qendrore u shit për 299 mijë euro, që është një rekord për racën e saj dhe dy herë më shumë se rekordi i mëparshëm në Britani dhe Evropë.
Një lopë me emrin Posh Spice, u shit të premten.
Lopa Limousin nga Shropshire, emri i plotë i së cilës është Wilodge Poshspice, është një pasardhës i bagëtive të vlerësuara lartë me çmime, transmeton Telegrafi.
Nëna e saj Milbrook Gingerspice, mbajti rekordin e mëparshëm britanik dhe evropian të vendosur në vitin 2014.
BBC citon pronaren Christine Williams të ketë thënë se shitja ishte “si të fitojnë lotarinë” dhe se çmimi përfundimtar ishte “i pabesueshëm”.
Ajo tha se lopa njëvjeçare e shitur ishte “e zgjuar dhe plot stil”.