Arbana Osmani ka dhënë një intervistë për Argjirën dhe Beniadën për emisionin “E diell” Arbana u tregoi vajzave se makeup-in ia lë në dorë profesionistit Arbër Bytyqi ndërsa veshjen ua tregon mikeshave dhe mamasë, por kjo e fundit ka ca vërejtje.
“Të gjithë kanë qejf ta dinë ça do vesh dhe ua dërgoj veshjen, ua dërgoj zgjedhjen Lorit, Sarës, Xhemit, mamit, e ndaj me shumë miq. Por mamit nuk ia dëgjoj fjalën (qesh). Më këshillon: Pse moj mam nuk vesh ca fustane të bukura zonjash?
Për mamin fustanet janë gjithmonë shumë të shkurtra, shumë të hapura. I pëlqej shumë me kostum”, tha Arbana teksa edhe Argjira e komplimentoi duke i thënë se kostumi i shkon vërtet shumë.
Ndersa edhe ne kete video qe u shpernda ne rrjete sociale Arbana mori shume komente ku disa prej tyre e komplimentonin per veshjen e disa jo, megjithate Arbana shkelqen gjithmone ne secilen paraqitje.Shiko videon: