Juliana Nura është një nga banoret më të komentuara të “Big Brother Vip”, ndërsa Atdhe Xharavina i është bashkuar së fundmi këtij reality-show.
Mirëpo nuk u desh shumë kohë që dyshja të afroheshin me njëri-tjetrin dhe mesa duket ditën e sotme kanë shkëmbyer puthjen e parë.
Themi duket, sepse dyshja kanë mbuluar kokën me batanije dhe nuk u pa qartë çfarë ndodhi. Por nga lëvizjet dhe reagimi i tyre duket se Atdheu dhe Xhuli sapo shkëmbyen puthjen e parë në “BBVK”.
Nga ana tjetër kujtojmë që gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother Vip Kosova” Xhuli ka rrëfyer për videon e saj intime që u publikua vite më parë nga ish-partneri i saj.
“Ato momente kam menduar që do të ishte më mirë që të fundosesha prej kësaj bote sepse për mua vlera shqiptare, vlera e familjes, vlera e fisit im, puna sakrifica që e kam bërë deri në atë moment ka qenë shumë e madhe. Çdo mund i yti fshihet me një gjë kaq të vogël, kaq të vogël ku një vajzë zhvishet për të dashurin e vet që është shumë normale, por nuk është normale për me ta humbur të drejtën me të shantazhuar”, u shpreh Juliana.
“Opsioni i parë që a ia vlen me jetu që t’i lë ëndrrat e mia mbrapa por e dija që do t’i shkaktoja prindërve një hall më të madh, ose gjëja e dytë që të vazhdoj përpara. Sa herë që flas qaj sepse ma kujton dhimbjen, mbi të gjitha dhimbja nuk është asgjë nëse e mbaj vetëm për vete”.
Shiko videon: