



Ajo është rikthyer fuqishëm pas një pauze të gjatë në muzikës.
Bëhet fjalë për Era Istrefin, e cila krahas projekteve të reja ka qenë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.Këngëtarja e njohur shqiptare e cila njihet për fizikun e kompletuar, ka ardhur tejet atraktive edhe në një imazh të ri.
Ajo postoi një foto në InstaStory për më shumë se një milion ndjekës të saj në llogarinë e Instagramit.
Era shihet e veshur me shumë stil, bluzë të shkurtër me pupla dhe mini-fund të ngjashëm me ngjyrë të kaltër.
Me një makijazh të lehtë dhe flokët e bardha me balluke, ylli i estradës shqiptare dukej më në formë se kurrë më parë.
Ndryshe, Era aktualisht po shijon suksesin e këngës së re që solli në bashkëpunim me reperin e njohur, Don Xhoni.



