Këngëtarja Nora Istrefi ka lansuar këngën e saj të re “Ciao”
Nora Istrefi ka lansuar këngën e saj më të re, “Ciao” një këngë që duket që ka disa mesazhe për ish burrin e saj, Robert Berisha.
“Bëni t’fala dashnisë së re,
Bëni, bëni, t’fala,
Bëni t’fala se e ke…”, është refreni i kësaj kënge.
“Kallxoj sa shumë t’kam dashtë,
Sa herë ta kam falë,
Kallxoj sa shumë të kam dashtë,
Hajt kallxoj pse s’jena bashkë”, thotë Nora ndër të tjera në këtë këngë.
Kujtojmë së Nora dhe Roberti janë ndarë para disa viteve, por fillimisht ata kishin një lidhje me ndërprerje, duke i ndarë e ribashkuar disa herë.
Çifti kanë edhe një vajzë së bashku, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee. /GazetaExpress/