Artistja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, ndodhet prej disa ditësh në Spanjë.

Ndonëse është e angazhuar vazhdimisht me punë, këngëtarja duket se po kalon një kohë të mrekullueshme në Madrid.

Kjo në bazë të disa imazheve të fundit që ka hedhur në Instagram – aty ku ndiqet nga afro tetë mijë njerëz.

Biondja po ashtu këtë herë mori vëmendje me kostumin e ekzagjeruar të zi, përmes të cilit ka vënë në pah linjat atraktive.

“E shijshme”, ka shkruar ajo në gjuhën spanjolle.

Komplimentet nuk munguan në pjesën për komente nga miqtë e fansat e shumtë të 33-vjeçares.

Ronela theksojmë që këtë vit ka qenë një nga emrat më të lakuar në media, posaçërisht në kohën kur ishte në Eurovision. /Telegrafi/