Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re të quajtur “Hala”.

Ky projekt, të cilin e solli në bashkëpunim me Don Xhonin, u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për pak ditë kaloi shifrën e dy milionë klikimeve në platformën YouTube.

Derisa po gëzon një sukses të tillë, ajo po vazhdon të ndajë edhe imazhe të reja në rrjetet sociale.

Biondja, që shquhet për stilin unik, kësaj radhe solli disa fotografi të reja me një kostum dypjesësh.

28-vjeçarja mes tjerash ka vënë në pah linjat trupore, për të cilat flitet mjaft shpesh.

E njëjta krahas kësaj po vazhdon të jetë aktive edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/