Artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj këto ditë po qëndron në Zanzibar të Tanzanisë.
Nga atje ajo ka sjellur imazhe nga më të ndryshmet teksa nuk ka hezituar të shfaqet pa makijazh.
Në foto të fundit, Rina shihet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë bezhë dhe të ngushtë i cili ia theksonte linjat trupore ndërsa e kombinoi edhe me një kapele prej kashte.
Pa grim në fytyrë dhe flokët natyrale, këngëtarja nga Istogu dukej në formë të mirë dhe mjaft atraktive.
“Përvoja më e mirë e jetës sime, mund ta shihni në sytë e mi”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e imazheve.
Shiko fotot: