Rita Haziri, është njëra nga këngëtaret më të reja në treg, ani pse nuk ka shumë kohë që është pjesë e skenës muzikore, sezonin veror që lamë pas ajo ishte njëra nga artiset më të kërkuar.

E veçantia e saj qëndron në atë se ajo në botën e skenës ka hyrë si dyshe, së bashku me të fejuarin e saj, Fidan Gashi.

E çifti në fjalë shpesh udhëtojnë dhe shihen së bashku, duke treguar dashurinë e tyre të madhe.

Së fundmi Rita ka ndarë një foto së bashku me të fejuarin e saj, ku grimi i saj i thjeshtë merr gjithë vëmendjen./ORAinfo/