Luana Vjollca ka pushuar shumë këtë verë dhe jemi shumë xhelozë për pushimet e saj.
Moderatorja simpatike ndodhet në Mykonos në ishullin më të njohur të Greqisë dhe në këtë udhëtim është sëbashku me “kunatën” e saj, Edona Cocaj.
Ju e dini që Luana Vjollca përflitet prej vitesh për historinë e dashurisë me biznesmenin kosovar, Krenar Cocaj por ajo ka zgjedhur ta mbajë larg medias këtë lidhje disa vjeçare.
Edhe pse po ti hedhësh një sy profilit të Luanës dhe Krenarit ata nuk janë miq në Instagram, por fakti që ajo ka zgjedhur të bëjë pushime me motrën e Krenarit na bën të mendojmë se çifti janë përsëri bashkë, Ose familja e Krenarit e do kaq shumë sa ajo dhe Edona kanë mbetur ende mikesha, ne s’po aludojmë më dhe po i lëmë vajzat të shijojnë pushimet e tyre…