Blero për vite me radhë ka paraqitur sensacionin më të madh në industrinë e muzikës moderne shqiptare, duke sjell një frymë ndryshe në realizimin e këngëve dhe videoklipeve.
Por, jo vetëm kaq, përtej këngëve, bashkëpunimeve të suksesshme, suportit që i ka dhënë shumë këngëtarëve për tu ngjitur në karrierë, jeta e tij private ka qenë përherë në fokusin e publikut dhe medias.
Lidhjet, fejesat, martesat dhe ndarjet kanë bërë që Blero të jetë personazhi dhe emri më i lakuar në median rozë.
Pavarësisht zhvillimeve në jetën private dhe gjurmëve që mund të kenë lënë ato tek ai, Blero përherë është rikthyer më i fortë dhe më i admiruar.
Po flitet për një lidhje të re?
A mund të jetë kjo tema e radhës që do ti “ushqej” edhe një herë mediat online?/Kosovarja/