Beniada Nishani është njëra prej protagonisteve më të dashura të publikut në edicionin e parë të ‘Big Brother VIP’.
Biondja e bukur arriti deri në finale të spektaklit televiziv dhe mes tjerash veçohej edhe për dukjen e saj.
Tash kur kanë kaluar muaj nga përfundimi i BB VIP dhe temperaturat kanë nisur të ngriten, modelja ka vendosur ta shijojë paksa motin e mirë, ajo ka pozuar pranë një pishine e veshur me bekini të zeza duke vënë në plan të parë linjat trupore.
Fotografitë janë shpërndarë në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 411 mijë fansa dhe imazhet kanë marrë mijëra pëlqime një ore pas publikimit./telegrafi