



Ina Kollçaku është padyshim një prej vajzave më të komentuara të sezonit të parë të Përputhen, ajo ra në sy për pikëpamjet e saj mendjehapura duke qenë se ka studiuar psikologji.
Së fundmi, bukuroshja bjonde ka publikuar një video tejet provokuese në rrjetet sociale ku ekspozon gjoksin e saj me një kanotiere me dekolte të hapur.
Ajo ka përdorur një muzikë virale në rrjetin social TikTok ku u bën thirrje vajzave të tradhtojnë të dashurin.
”Vajza, një rikujtesë miqësore… mos e lini të dashurin tuaj t’ju ndalojë së gjeturi dashurinë e vërtetë të jetës suaj”,-citon Ina.



