



Vazhdojnë paraqitjet provokuese të Encës me dekolte të hapur.
Si një banore rezidente e Dubait, Enca Haxhia po vazhdon të marrë vëmendje me postimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Me mbi dy milionë ndjekës në Instagram, ajo vjen thuajse çdo ditë me imazhe e video të reja.
Në këto të fundit po ashtu rrëmbeu gjithë vëmendjen me një kostum elegant me dekolte të hapur, ky ka bërë që të komentohet në masë të madhe e gjithashtu të marrë komplimente të shumta.
“Miss Pavarësia”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre imazheve në të cilat ‘shpërthyen’ pëlqimet.
E njëjta këtë periudhë po shijon në masë të madhe jetën, larg aktiviteteve të zakonshme në muzikë, 26-vjeçarja prej kohësh ka bërë edhe një pushim nga mbrëmjet e koncertet.



