Mesa duket çdo gjë ka marrë fund mes Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj.

Aktori i humorit e ka fshirë këngëtaren nga lista e personave që ndjek në Instagram, veprim që pason atë të këngëtares, ishte këngëtarja që përmes një statusi, la të kuptohet se nuk janë më bashkë.

Ajo vendosi një kryq në fjalinë “No fake stories”, fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre. “Ja tek e keni, e rregullova,” shkruan ajo duke nënkuptuar një histori false.

Po ashtu, ajo fshiu nga Instagrami Donaldin dhe Romeon dhe njësoj veproi edhe vëllai i saj, Alban Ramosaj.