Balerini Ilir Shaqiri ka folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother, për rivalitetin e tij me Donald Veshajn, ai tha se me Donaldin kanë pasur kontraste edhe për shkak të diferencës së madhe që kanë pasur në moshën e tyre.
“Unë e kam perceptuar veten time si lojtar i vetvetes, këtë e kam thënë disa herë”.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Nëse karakteri im do të merret si loja ime, atëherë kjo është loja ime, sigurisht që strategjitë kanë qenë në zgjedhjen e njerëzve, me Donaldin kemi pasur kontraste të forta, kemi edhe mosha të ndryshme, ai mund të ishte në moshën e djalit tim, kam një karrierë mbi shpatulla.
Donaldi ka gjithë jetën përpara, kjo ka bërë që ne të kemi pikëpamje të ndryshme për shumë gjëra, kjo ka sjellë dhe kontrastet”, tha Shaqiri.