Edhe një javë na ndanë nga finalja e madhe e Big Brother Vip, nata ku do të vendoset fituesi i çmimit kryesor po afrohet, ndërsa konkurenca mes banorëve gjithnjë e më e fortë.

Që nga fillimi i spektaklit, njerëzit kanë ndarë mendimet e tyre për dy pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh, kryesorët ishin gjithmonë Iliri e Donaldi.

Sa më afër finales, zërat kanë filluar të rriten, por edhe më shumë tani thonë se Iliri do të jetë fituesi i çmimit prej 115 mijë eurove.

Kështu nuk mendon parashikuesja e fatit, Irini Kakaçaj, e cila ishte e ftuar në “Shqipëria Live”, ku tha se Iliri nuk do të jetë fituesi.

“Iliri është i zgjuar, i fortë dhe familjar por nuk do të jetë fituesi”, u shpreh Irini.

Ndryshe në një intervistë të pak jave më parë, Irini është shprehur se Donaldi 100% do të fitojë./Lajmi/