Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca mbetet ndër personazhet publike më të komentuar në mediat rozë.
Ndonëse prej kohësh është shkëputur nga projektet televizive, prezantuesja përfolët për jetën e saj private dhe postimet e ndryshme që bën në Instagram, ku numëron mbi dy milionë ndjekës.
Pas pushimeve luksoze në Maldive, Luana ka udhëtuar drejt Milanos dhe nga atje nuk kanë munguar fotot provokuese dhe tejet joshëse, ashtu siç ishin ato të radhës.
E veshur me shumë shije, xhinse të përshtatur me bluzë blu dhe një shami shumëngjyrëshe, Luana dukej në formë të mrekullueshme, teksa merrnin vëmendje format e saj trupore.
“Hipa në biçikletë që të marr një unzë për vete”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e imazheve teksa pozoi pranë dyqaneve të ‘Tiffany and Co’.