Debati mes Einxhelit dhe Donaldit ka vazhduar dhe mbrëmjen e sotme, ku Donaldi ka hapur një histori të vjetër të moderatores.
Ai i ka përmendur një sherr mes rrugëve të Tiranës, duke i thënë se gjendet kudo në portale.
Donaldi: Për çfarë je këtu? Për çfarë?
Einxhel: Jo për atë që je ti
Donaldi: Unë jam për çmimin
Einxhel: Unë s’jam për çmimin. Jam për të gjitha ato që keqtrajtohen dhe trajtohen kështu sicc i trajton ti.
Donaldi: Prandaj zihesh me femrat ti mes rrugëve të Tiranës?
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Einxhel: Me cilat femra?
Donaldi: Një vajzë që do të mbrojë femrat nuk zihet me femrat
Einxhel: Me cilat femra?
Donaldi: I ke në portale.
Einxhel: Çfarë bëre ti? Pasi më hoqe nga puna, pasi nuk më dhe lekët i ftove në emision dhe tentove t’i provokosh që të më shajnë. Donald mund të jesh gjithccka, por vetëm burrë s’je. Ti je burracak.
Donaldi: Këto nuk janë gjëra që i shpik unë, janë gjëra që njerëzit i gjejnë në google.
Kujtojmë se disa muaj më parë Einxhel ka treguar se është zënë me një vajzë, pasi kjo e fundit i kishte ngacmuar të dashurit.
“Kam reaguar sepse kam kuptuar që ajo femra e ka bërë kastile, për inatin tim veprimin. Atëherë po, kam shkuar dhe e kam kapur. Shkova e kapa, doja ta sqaroja pse po e bënte, ajo vazhdonte të bënte gjeste për inatin tim…pastaj erdhën shoqet dhe na ndanë”, është shprehur asokohe moderatorja.