Përveç karrierës së suksesshme, Leonora Jakupi është mjaft e komentuar edhe për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Këngëtarja e njohur shqiptare është mjaft e ndjekur në Instagram ku numëron mbi 293 mijë persona, ndërsa sjell imazhe që marrin vëmendje.
Edhe së fundmi, këngëtarja u paraqit me shumë stil, teksa shkëlqente me elegancën dhe sharmin ndërsa dukej mahnitëse, e veshur me një këmishë të bardhë me korset me ngjyra vjollce dhe të zezë, këngëtarja kompletoi atë me një mini-fustan blu.
Artistja përshtati pamjen e saj me një grim të theksuar dhe flokët bionde në stil të valëzuar, teksa në qafë mbante qafore ari./Telegrafi/