Në prime-n e kaluar të “Big Brother Vip”, ka shpërthyer mes moderatores Einxhel Shkira dhe aktorit të njohur Donald Veshaj.

E gjitha pasi ajo e akuzoi se nuk e kishin paguar për punën që ajo kishte bërë, pasi dyshja kishin bashkëpunuar në një emision.

Pas kësaj ka reaguar babau i moderatores përmes një postimi në Facebook.

Ai ka kërkuar nga televizioni ku kanë punuar që të publikojnë kontratën e firmosur nga të dyja palët si dhe dëshminë që ajo është paguar për kohën sa ka qenë pjesë e emisionit “Binjakët”./GazetaBlic/