



Tashmë, edicioni “Big Brother VIP Albania” është shumë pranë finales, e rrjedhimisht rrethi ngushtësohet, ndërkohë që në shtëpi ngelen vetëm banorët e fortë e pretendente për fitore.
Kjo gjë bën që të nxiten diskutime midis konkurrentëve lidhur me parashikimet e tyre për eleminimet e të premtes.
Kështu, Monika dhe Iliri, të vetmit banorë që i kanë shpëtuar televotimit, kanë diskutuar mbi banoret që mund të largohën nga shtëpia.
Ata fillimisht thanë se presin që Donaldi të jetë në finale, ndërkohë që kanë komentuar edhe qëndrimin e Beniadës në shtëpi.
Iliri ka komentuar rrugëtimin e modeles së njohur në shtëpi, duke thënë se ajo luan për vete.
“Beniadës për shkak të ‘O parfum parfumit’, i ka mbaruar parfumi, mirëpo ja që njerëzit parfum duan, të parfumosen, megjithëse dhe unë mendoj që, që në tetor kjo gjë ka qenë, ska dhënë gjë tjetër”.



