



Einxhel Shkira është banorja e BBV-së e cila ka krijuar lidhje me Dj Dagz-in nga Kosova brenda shtëpisë, e pas daljes së Dagz-it ajo shumë shpesh po komenton për të.
Sot ajo teksa bisedonte me Beniadën, tha një gjë që nuk e kishte menduar më herët.
Ajo sqaroi se i kishte thënë shoqes së saj se nuk do të lidhej asnjëherë me ndonjë Dj, e gjithë kjo për faktin se asaj nuk asnjë Dj nuk iu kishte dukur interesant.
Einxhel dhe Dj Dagz kanë shijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë dhe kanë dhuruar shumë momente romantike për publikun./Lajmi.net/



