



Debatet e forta të Einxhelit me Donaldin kanë ngjallur reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë së BBV-së, por i vetmi që vendosi të heshtë ishte Dj Dagz, i dashuri i Einxhel dhe njëherit ish banor i BBV-së.
Megjithatë Dagz-i theu heshtjen duke publikuar një imazh të Einxhelit në Instastory ‘Mezi po pres të të përqafoj’, ka shkruar Dagz-i në imazhin e postuar.
Dagz-i pati bërë bujë me daljen e tij nga shtëpia pasi Donaldi nuk e kishte shpëtuar atë në zingjirin e lojës së nominimeve, por zgjodhi të shpëtoi Tanin, Donaldi pati sqaruar se këtë zgjedhje e pati bërë sepse nuk donte që Dagz-i të shpëtonte Einxhelin.
Donaldi dhe Dagz-i kanë pasur raporte shumë të mira brenda shtëpisë./Lajmi/



