



Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe aktorja Arta Nitaj kanë provokuar ndjekësit e tyre me paraqitjen e fundit.
Videot e publikuara në platformën sociale tashmë edhe të njohur Tiktok të dyja shihen duke bërë twerk, shkruan lajmi.net.
Së fundmi, Dafina dhe Arta kanë realizuar një video të përbashkët, video kjo e cila mori shumë pëlqime dhe komente menjëherë pas publikimit.
Ato i janë përgjigjur sfidës së famshme të këtij rrjeti social të titulluar “Beyonce Challenge”, e cila kërkon që personazhet të vënë në pah të pasmet nën ritmet e këngës së TikTok-ut, “Atsuko Okatsuka”.
Veshur me veshje të ndryshme, të dyja personazhet publike shfaqen në super-formë duke iu dhënë vëmendje linjave trupore/Lajmi.net/



