Kënga e re e Beatrix Ramosaj është dëgjuar së fundmi në “Big Brother Vip”.
Por, personat që kanë menduar se Donaldi mund të ishte një nga banorët e parë që mund të njihte zërin e të dashurës së tij, gabohen.
E themi këtë pasi aktori kur dëgjoi këngën në fjalë tha “Po kjo kush është?”.
Vlen të theksohet se këngëtarja, projektin e ri muzikor ia ka dedikuar romancës së saj që lindi brenda shtëpisë së BBV me Donaldin.
Ndërkohë, pasi banorët e tjerë i treguan Donaldit se kënga është e Triksës, aktori i kërkoi Vëllait të Madh që ta vendosi sërish, për shkak se herën e parë nuk e dinte që kënga ishte e të dashurës së tij.