Ariana Lirey, është e dashura ruse e reperit kosovar, Don Xhonit.
Ata ranë në dashuri me njëri tjetrin përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.
Takimin e parë së bashku e kanë zhvilluar në Dubai ku edhe zyrtarizuan lidhjen e tyre.
Pas kësaj ajo ka filluar edhe një online ku po mëson gjuhën shqipe.
Por kjo nuk është e gjitha ku ajo përmes një postimi në Instagram, ka sqaruar se shteti i saj, Rusia, çdo konflikt mund ta zgjidh mënyrë paqësore, jo me luftëra. Këtu ceku saktë për raportet mes Rusisë dhe shtetit shqiptar.
‘Unë mendoj se çdo person mbron të drejtat dhe vendin e tij. Por duke pasur parasysh situatën në vend, urrejtja është marrëzi. Rusia konsiderohet si vendi më i madh në botë. Çdo konflikt politik zgjidhet në mënyrë paqësore, jo me luftëra. Kjo është arsyeja pse ne mund të lëvizim në botë pa asnjë ndalim qarkullimi. Qoftë Shqipëria apo Serbia. Unë nuk e konsideroj këtë temë për të diskutuar pikëpamjet e mia për jetën. Rusia luftoi me Gjermaninë për 4 vite. Ne e fituam këtë luftë, por çdo gjerman është i mirëpritur në vendin tonë. Qielli i qetë mbi kokën tuaj duhet të jetë çdo kund. Kjo është gjithçka që doja të them’, shkroi ajo në Instastory.
Don Xhoni është njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë./Lajmi.net/