Egzona Rafuna është eliminuar të premten, konkurrentja nga Kosova nuk e kishte të gjatë eksperiencën brenda Big Brother Vip, nga ajo që servoi para publikut Egzona u penalizua nga afirmiteti me Donaldin ku u aludua se në fillim edhe i kishte dhënë informacione nga jashtë.
Ani pse ajo sot në Fan Club tha se e shihte veten në finale, dikush nga banorët nuk e shihte dhe kaq konkurrente të fortë.
Teksa qëndronin në suitë Einxhel, Beniada dhe Tani ata diskutuan për Egzonën dhe lojën që bënte ajo.
“Edhe nga e para po ta fillonte, Egzona s’do të shkonte shumë gjatë me atë karakter që kishte, i merrte gjërat shumë personale”, kështu u shpreh Einxhel për konkurrenten nga Kosova./Lajmi.net/