Arbëri dhe Egzona janë dy banorët e eleminuar të javës së kaluar, të dy janë të ftuar në Fan Club ku edhe po rrëfejnë rrugëtimin e tyre në BBV.
Arbëri do të mbahet mend për trekëndëshin e nominimit mes Einxhelit-Donaldit-Beatrixës si dhe momentin kur u shfaq se ai i dha informacione Trixës për sfidën që e priste jashtë atë.
I pyetur se a mendoi se pas daljes së Trixës, Donaldi do të luante më mirë, ai sqaroi se mendoi se secili brenda shtëpisë duhet të luajë lojën vetëm dhe se dalja e saj ishte një plus.
Kujtojmë se Beatrixa ende nuk ka dhënë asnjë intervistë për asnjë media./Lajmi.net/